Kontroll i befasishëm/ Të dënuarit në Peqin kapen me celularë dhe kaçavida

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kontroll i befasishëm/ Të dënuarit në Peqin kapen me celularë dhe kaçavida

Një kontroll i befasishëm në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin ka zbuluar mbajtjen e sendeve të paligjshme në dhomat e të dënuarve.

 

Dy grupe të forcave operacionale pas kontrolleve në mesnatë kanë gjetur mes të denuarve, celularë dhe kaçavida.

 

Advertisement

 

Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka organizuar një operacion të shpejtë dje duke filluar nga ora 23.30 në IEVP Peqin, pas sinjalizimeve se disa të dënuar posedonin sende të ndaluara. Dy grupe të Forcave Operacionale, gjatë kontrollit kanë konstatuar: Tre telefon cularë, tre karikues si dhe pesë kaçavida. Materialet i kaluan SHKBB për hetime të tjera, thuhet ne njoftim.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy