Kontroll në shtëpinë e Valter Bamit; kërkohet arma sportive për të verifikuar gjurmët e barutit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kontroll në shtëpinë e Valter Bamit; kërkohet arma sportive për të verifikuar gjurmët e barutit

Policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme në banesën e Valter Bamit në Nikël te Krujes.

 

Bami ndodhet i arrestuar pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas, ku mbeti  vrarë kunati i Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur.

 

Advertisement

Policia shkoi në banesë me qëllim gjetjen e armës sportive, të cilën ai ka pretenduar se e ka me leje.

 

Valter Bami ka deklaruar se gjurmët e barutit te gjetura ne nje pjese te dores se tij, kane mbetur pikerisht nga përdorimi i pistoletes sportive.

 

Advertisement

Megjithatë, mësohet se pas kontrollit nga policia, arma sportive nuk është gjetur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy