Kontrolle me radar dhe dragera/ Rrugorja e Elbasanit bën ‘kërdinë’ me heqje patentash dhe gjoba

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kontrolle me radar dhe dragera/ Rrugorja e Elbasanit bën ‘kërdinë’ me heqje patentash dhe gjoba

Policia Rrugore e Elbasanit ka shtuar masa për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

 

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Advertisement

Gjithashtu, janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat: 23 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 21 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1373 masa administrative, të ndara si vijon:

– 72 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 20 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 40 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 415 masa për parakalime të gabuara;
– 58 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 14 masa për tejkalim shpejtësie;
– 14 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 740 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

 

Advertisement

Policia Rrugore e Elbasanit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy