Kopjoi bazën e të dhënave TIMS, AMP arreston drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kopjoi bazën e të dhënave TIMS, AMP arreston drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar drejtorin e IT-së në Policinë e shtetit, Ervin Muça. Muça akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, nje ngjarje mbi të cilat pak ditë më parë është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar.

Kërkesa u bë nga prokuroria e Tiranës dhe u firmos nga Gjykata e Tiranës.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit té Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasin E.M., me detyrë Drejtor i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike””, thuhet në njoftimin e AMP-së. 

Sipas prokurorisë, në datën 2 gusht 2023, në bazën e të dhënave të sistemit TIMS ka pasur ndërhyrje të paautorizuara, ndërsa Muça është futur në godinë me kodin pin të një punonjësi tjetër, që nuk ka qenë prezent atë ditë në punë. Ky veprim ka ngritur dyshime dhe nga hetimet e thelluara ka rezultuar se ka qenë Muça ai që ka ndërhyrë në sistemin TIMS.

Advertisement

Në mënyrë të përmbledhur nga hetimi i procedimit penal rezulton se, në datën 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, E.M. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”, njofton prokuroria. 

Ervin Muça, përveçse është drejtor i IT në Policinë e Shtetit, shërben edhe si këshilltar i jashtëm në Drejtorinë e Kadastrës./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy