Korçë/ Humb jetën 51 vjeçarja, pasi u kthye nga spitali; Bashkëshorti: I bënë një gjilpërë, na thanë ikni në shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korçë/ Humb jetën 51 vjeçarja, pasi u kthye nga spitali; Bashkëshorti: I bënë një gjilpërë, na thanë ikni në shtëpi

Një 51 vjecare nga Korca,Albana Saliçe ka humbur jeten mengjesin e kesaj te diele,pasi kishte marre mjekim ne urgjencen e spitalit te Korces.

 

Bashkeshorti i gruas qe humbi jeten Edison Saliçe ka akuzuar mjeket per mjekim te pakujdesshem dhe trajtim te gabuar.

 

Advertisement

Bashkëshortja erdhi në orën 3 e 15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i beri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je, s’po më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, ardhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjë gjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë.   Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut. U regjistria në kartelë në shërbimin e urgjencës. S’kam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do ti vazhdoj veprimet e mëtejshme. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e conte në shtëpi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy