minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Koronavirusi në Kosovë, 16 viktima dhe 827 raste të reja - Struga.info


Koronavirusi në Kosovë, 16 viktima dhe 827 raste të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koronavirusi në Kosovë, 16 viktima dhe 827 raste të reja

Të hënën në Kosovë janë shënuar edhe 16 viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 1.776.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se janë regjistruar edhe 827 raste të reja me koronavirus, bazuar në 5.049 mostra të testuara.

Sëmundjen e kanë mundur 518 pacientë.

Advertisement

Që nga mesi i muajit mars të vitit 2020, në Kosovë janë regjistruar 83.012 raste me koronavirusin e ri, prej të cilëve 68.601 janë shëruar.

IKSHPK raporton se aktualisht janë 12.635 raste aktive.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy