Kosova në 24 orë: 19 të infektuar dhe asnjë viktimë nga koronavirusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosova në 24 orë: 19 të infektuar dhe asnjë viktimë nga koronavirusi

Në Kosovë po vazhdon trendi i përmirësimit të situatës epidemiologjike, bazuar në të dhënat zyrtare. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se të martën janë konfirmuar edhe 19 raste me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Shifra bazohet në 2.733 testime të kryera në laboratorët publikë dhe privatë. Pra 0.9 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë në koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sipas IKSHPK-së nga sëmundja janë shëruar edhe 177 persona ndërsa raste aktive janë 2.043 .

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107.429 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2.243 kanë vdekur.

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës.

Të martën Ministria e Shëndetësisë ftoi personelin e institucioneve shëndetësore, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 më datë 5 maj, që nesër, më 2 qershor të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë së vaksinës.

Personat që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë më 5 maj, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, që gjithashtu, të vaksinohen me dozën e dytë nesër.

Qeveria e Kosovës synon që deri në fund të vitit të vaksinojë 60 për qind të popullatës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy