‘Kosova nuk është Serbi’, Vuçiç sulmon kryeakademikun serb: Deklaratë histerike, jo t’ia shajmë nënën dikujt nëse mendon ndryshe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘Kosova nuk është Serbi’, Vuçiç sulmon kryeakademikun serb: Deklaratë histerike, jo t’ia shajmë nënën dikujt nëse mendon ndryshe

Deklarata e kryetarit të Akademisë serbe të Shkencave, Vladimir Kostiç ku pranoi se ‘Kosova nuk është Serbi’ ka tërhequr vëmendjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Në reagimin e tij, Vuçiç ka thënë se nuk e pranon histerinë e akademikut, por shtoi se pavarësisht se është kundër mendimeve të tij duhet të bisedojmë dhe tolerojmë njëri-tjetrin dhe jo t’ia shajmë nënën dikujt nëse mendon ndryshe”.

“Ai është një njeri që tregoi guxim dhe përgjegjësi për të shprehur një qëndrim që nuk është i shumicës, ashtu si filluan sulmet kur përmenda se duhej bërë përkufizimi i kufirit [me Kosovën].

Më sulmuan nga të gjitha anët, dhe askush nuk më ofroi kurrë një alternativë, përveç ‘prisni’. Dhe çfarë do të presim? As vet nuk e di se çfarë do të presim.

Advertisement

Sidoqoftë, duhet të ulemi për të biseduar, për të rënë dakord mes nesh, për të qenë korrekt dhe të drejtë dhe për të thënë se çfarë është një zgjidhje kompromisi.

Nëse nuk kemi një mundësi, atëherë të gjejmë dhjetë mundësi për të ruajtur paqen, nëse është fare e mundur. Mendoj se është një qasje racionale dhe serioze.

Fakti që ne do t’i bërtasim presidentit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, sepse ne jemi patriotë të mëdhenj … Dhe për çfarë janë më mirë disa prej nesh?

Për atë që kemi më shumë xhipa, Maserati dhe Ferrari? Ai është budalla dhe ju jeni i zgjuar?

Advertisement

Ka të vërtetë në atë për çfarë ai po fliste, ka gjëra që unë mendoj se mund të marrim më shumë, nuk mund të pajtohem plotësisht”, tha Vuçiç.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy