Kredi më të shtrenjta për qytetarët/ Ekspertët: Rritrja e normës bazë do ndikojë edhe te borxhi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kredi më të shtrenjta për qytetarët/ Ekspertët: Rritrja e normës bazë do ndikojë edhe te borxhi

Rritja e normës bazë të interesit të lekut në 1.25% nga Banka e Shqipërisë do të shtrenjtojë edhe më tej kreditë për qytetarët.

 

Ekspertët nuk janë në gjendje të përcaktojnë në mënyrë fikse sesa do të jetë kjo rritje, por argumentojnë se ajo do të jetë pak më e lartë sesa norma e interesit me të cilën tashmë Banka Qendrore furnizon tregun me likuiditet.

 

Advertisement

ARJAN KADAREJA
EKSPERT BANKAR
“Normat e interesit të kredive në lekë ka qenë në nivelet më të ulëta. Kjo rritje, pritet ta frenojë sadopak konsumin. Ajo rritet gradualisht, varet nga kërkesë-oferta, nga primet e rrezikut e kështu me radhë. Sasia e rritjes është e vështirë të përcaktohet. Unë pres që norma e interesit të kredive në lekë të fillojë të rritet, do të rritet pak më shumë se norma e interesit të BQ sepse faktorizohet nga primet e rrezikut, mendohet që ekonomia do të performojë më dobët. Banakt vendosin norma më të larta interesi prej pasigurisë, rrezikut. Vendimmarrja e BSH ndikon jo vetëm çmimin e kredisë, por edhe sasinë, redukton sasinë e huamarrjes.”

 

 

SELAMI XHEPA
EKSPERT EKONOMIE
“Nuk është një çështje që përcaktohet kaq thjeshtë sepse përcaktohen në mënyrë individuale në varësi të planit të biznesit, nga politikat e brendshme të secilës bankë. Por flasim për një fenomen pa pasur diçka konkrete se cili mund të jetë impakti i saj. Kjo është norma e interesit me të cilën BSH furnizon tregun me likuiditet dhe ka një shkëputje të madhe mes kësaj norme interesi dhe normave të tjera të interesit. Është shumë e vështirë matja e drejtpërdrejt e këtyre efekteve. Fatkeqësisht didhet që në Shqipëri çdo rritje e çmimit, përfshirë edhe atë të parasë, reflektohet menjëherë. Efekten e saj do të reflektohen menjëherë nga sistemi bankar, veçanërisht nëse do të kenë nevojë për të rritur likuiditetin dhe duke qenë se do të furnizohen më shtrenjtë, do ta transmetojnë te të tjerët.”

Advertisement

 

Me vendimin e fundit të Bankës së Shqipërisë, me synimin për të frenuar inflacionin, më i shtrenjtë bëhet edhe borxhi i qeverisë.

 

ARJAN KADAREJA
EKSPERT BANKAR
“Qeverisë i rriten kostot e rifinancimit të borxhit. Qeveria duhet të marrë borxh në tregun e bvrendshëm në lekë, të cilin do ta marrë me norma të reja të interesit. QEverisë i vështirësohen kushtet për rifinancimin e borxhit në lekë, i rritet norma e interesit. Qeveria e ka më të vështirë.”

Advertisement

 

SELAMI XHEPA
EKSPERT EKONOMIE
“Rritja e normës xsë interesit nuk do të jetë aq efektive sepse faktorët që e ndikojnë rritjen e inflacionit janë të ofertës dhe do të ketë efekte negative në borxhin publik sepse do të rriten normat e interesit në tërësi me treg dhe do të rriten normat e interesit për letrat me vlerë të qeverisë dhe kostot e borxhit do të rriten.”

 

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për të dytë herën radhazi brenda pak muajsh duke ndryshuar politikën monetare sipas ekspertëve do të ketë efekte në frenimin e inflacionit sepse pakësohet paraja në treg, duke e bërë atë më të fortë.

Advertisement

 

Por kjo masë, shtojnë ata, duhet shoqëruar edhe me mbështetje buxhetore nga ana e qeverisë për shtresat në nevojë. Pas dy vitesh, ekspertët presin që rritja e çmimeve të frenohet, por kjo, sipas tyre, nuk do të thotë që do të rikthehemi te çmimet e parakrizës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy