
Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është shprehur se disa dosje kanë mbetur prapa në hetime.
ALTIN DUMANI
KRYETAR I SPAK
AdvertisementProkurorët e Prokurorisë së Posaçme gjatë këtyre viteve janë fokusuar në çështjet e konsideruara prioritare dhe një kategori çështjes kanë ngelur pas dore. U kam kërkuar që të rrisin shpejtësinë e hetimit mbi këto çështje në mënyrë që mos të gjendemi para një situate të tillë.
Ndër të tjera, numri një i prokurorisë së posaçme paralajmëroi edhe hetuesit e BKH-së që nuk arrijnë performancën e kërkuar, ku niveli i tyre do të testohet çdo dy vite.
Ka edhe hetues që nuk janë në atë nivel që ne do të dëshironim. Çdo dy vjet na shërben për të vlerësuar përformacën e secilit prej tyre. Gjatë këtyre dy viteve, nëse ndonjëri prej hetuesve të BKH-së nuk ka qënë në lartësinë që duhet dhe që kërkon ai vend pune, atëherë ekziston mundësia për ta larguar nga BKH-ja.
Në fund të mbledhjes, Dumani u pyet nga gazetarët për çështjen e ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetajt, por nuk dha asnjë përgjigje.
Kontrollet e BKH-së dhe SPAK në banesën e Ahmetajt dhe bashkëjetueses së tij në Hamallaj, deputeti socialist i quajti të jashtëligjshme pasi, sipas tij, nuk ishte marrë leje në Kuvend.