Krifca prezanton buxhetin për fermerët: 7.1 mld për mbështetje dhe investime në zhvillimin e bujqësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krifca prezanton buxhetin për fermerët: 7.1 mld për mbështetje dhe investime në zhvillimin e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, prezantoi sot buxhetin për fermerët, për vitin 2022.

Në fjalën e mbajtur prej saj, Krifca bëri e dije prioritetet e këtij buxheti për bujqësinë, si garantimi i sigurisë ushqimore, rritja e eksporteve, qëndrueshmëria e turizmit rural, digjitalizimi dhe inovacioni.

“7.1 miliardë lekë shkojnë për mbështetjen dhe investimet për zhvillimin rural ”, tha Krifca në fjalën e saj.

Advertisement

Sipas Krifcës, skema kombëtare e mbështetjes do të dyfishohet vitin e ardhshëm dhe do të përmbajë prodhim të qumështit, perime në serra, bimë mjekësore dhe aromatike, ferma organike. Më tej, Ministrja shtoi se buxheti i vitit të ardhshëm do vazhdojë t’i mbështesë fermerët me naftë dhe do të shtojë kulturën e ullirit. Ajo tha se eshte shumë i qartë edhe prioriteti për sigurinë ushqimore dhe se fondet na lejojnë të investojmë në kapacitete monitorimi, në përmirësimin e analizave dhe akreditime të reja laboratorike, në gjurmueshmëri dhe higjenë.

Në vitin 2022, ministja tha se do të fillojë zbatimin Programi IPARD II, me një buxhet total prej 146 milionë euro. Këtu Krifca përmendi disa risi për bujqësinë siç janë mbështetja dhe prodhimi i bimëve medicinale, ulliri, peshkimi dhe përpunimi i tyre, sektor që nuk mbështetej më parë nga IPARD.

Advertisement

“Gjithashtu, nëpërmjet IPARD do të shtojmë pesë masa të reja mbështetje që përfshijnë pyllëzimin, infrastrukturën rurale, shërbimet e këshillimit, masat ndaj ndryshimeve klimatike dhe fermat organike.”, u shpreh ministrja. Me fokus te dija, si i vetmi mekanizëm i zhvillimit, do të ndihmohen fermerët me informim dhe këshillim me një buxhet të dedikuar prej 634 milionë lekësh.

“Do të financojmë projekte për bujqësi të digjitalizuar, me vlerë rreth 103 milionë lekë, që do të ndihmojnë në ngritjen e regjistrave të fermës, të sistemeve të aplikimeve online, duke ulur barrën për aplikantët dhe rritur transparencën.”, vijoi Krifca në fjalën e saj.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy