Kriza e çmimeve/ Sa do të kushtojnë pushimet këtë verë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kriza e çmimeve/ Sa do të kushtojnë pushimet këtë verë?

Pranvera është sezoni kur të gjithë ne mendojmë për ndonjë udhëtim të shkrutër brenda apo jashtë vëndit, apo nisim të planifikojmë se ku do t’i kalojmë psuhimet  e verës, por në fakt ky sezon është ndryshe. Kriza e çmimeve dhe pasiguria se si do të vijojë më tej konflikti Rusi-Ukrainë ka bërë që qytetarët të frenohen nga këto mendime. Zak Topuzi, përfaqësues i Shoqatës së Turizmit thotë se e gjithë industria është si në gjendje “shoku”, pasi janë rritur ndjeshëm pasiguritë.

 

“Produktet tona konsumohen kur ti je i qetë shpirtërisht. Pra, le të themi se konsiderohen gjëra qejfi, por në këtë pasiguri, në këtë krizë çmimesh, me këto kosto të rritura nga të gjitha anët, qytetarët janë stepur, pasi mendojnë për probleme edhe jetike, siç është ushqimi. Ndaj, në këtë panoramë, jemi si në ‘shok’, pasi po presim se çfarë do të ndodhë”, shprehet Topuzi në “E-ZONË”.

 

Advertisement

Në krahasim me masat që kanë marrë disa vende të rajonit për t’i bërë ballë krizës, sipas Topuzit, Shqipëria nuk ka marrë veprime konkrete, përveç ngritjes së Bordit të Monitorimit dhe Transparencës, masë të cilën e konsideroi të pamjaftueshme.

 

“Lufta në Ukrainë solli një përshtjellim të ri të situatës, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Kryesisht, po e vuan BE. Ka humbur siguria te njerëzit. Ata që goditen të parët janë industritë që lidhen me turizmin. Lufta ka krijuar një situatë të vështirë me çmimet…Rajoni ka marrë masa për t’iu përshtatur situatës, duke marrë veprime konkrete, jo teorike, uljen e taksave, subevencioneve. Kurse ne jemi vetëm te bordi i monitorimit, i cili vetëm kontrollon 3-4 produkte bazë, por nuk ndikon te të tjerët.  Të paktën ne të bëjmë atë që ka bërë rajoni. Në disa vende të rajonit, të gjitha certifikimet, standardet, janë shtyrë pa pagesë në mënyrë që të ndihmohen bizneset. Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë nga këto masa. Janë me mijëra euro që duhen paguar për certifikimet. E konsideron turizmin si ajo lopa që mjafton ta shëtitësh afër kanalit, ajo do të konsumojë bar, por do të prodhojë 5 litra qumësh, nuk ka synim që shtetit të mbështesë e të prodhojë 30 litra.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy