“Kriza” në PD/ Kadilli pesimist: Qytetarët nuk kanë besim tek opozita, në zgjedhje do marrin rezultat të dobët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kriza” në PD/ Kadilli pesimist: Qytetarët nuk kanë besim tek opozita, në zgjedhje do marrin rezultat të dobët

Partia Demokratike do të shkojë drejt zgjedhjeve vendore të 14 majit e përçarë dhe pa rezultate pozitive.

 

I këtij mendimi ka qenë anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Fatbardh Kadilli.

 

Advertisement

Në një intervistë për Vizion Plus me Roland Zilin, Kadilli akuzoi Alibeajt për paaftësi, duke iu referuar mosnxjerrjes së emrave për kandidat për kryebashkiak.

 

Sipas tij,  ndarja në dy grupime ka qenë e qëllimtë nga të dyja krahët.

 

Advertisement

Intervista e plotë:

 

PD është e ndarë sot në dy pjesë por, mesa duket edhe brenda vetë grupit të Alibeajt ka një përçarje për mënyrën se si do të dilet në zgjedhje: si e shikoni ju këtë konflikt?

 

Advertisement

Ajo çfarë po ndodh sot me grupin e Alibeajt është e papranueshme nga ana politike. Tregon një paaftësi. Nuk mundet një forcë politike të lërë në sekondat e fundit çështjen nëse do garojë apo jo me kandidat. Këta njerëz nuk meritojnë as rolin e deputetit dhe jo më kryetarë. Ku janë këto motive politike? Motivet politike janë të keq qëndrime të qarta, për një mundësi më shumë

 

Cila do të ishte mënyra më e mirë që dy grupet në PD të bashkepunonin, për të maksimizuar votat e opozitës?

 

Advertisement

 

Gjasat janë zero sepse asnjë nga grupet nuk do të bashkohet. Në thelb PD është ndarë që në muajin shtator 2021, ka mbajtur dy Kuvende paralele, dy grupe parlamemntare. Çdo gjë ka qenë e qëllimtë nga Berisha dhe Basha. Alibeaj bën ftesa dhe e di që sdo ketë asnjë gjë konkrete. Berisha ka kohë që ka nisur zgjedhjen e kandidatëve me procesin e priumareve

 

Sa shanse ka grupi i rithemelimit në kushtet kur nuk do të garojë me siglën tradicionale të PD?

Advertisement

 

Edhe sikur PD të bashkohej, opozita ka dalë nga misioni themeltar. Sot qytetarët nuk besojnë më te kjo opozitë dhe rezultati do jetë i ulët edhe sikur të bashkohen. Opozita është e përçarë, më e përçarë se asnjë herë më parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy