“Kryebashkiaku i Divjakës i implikuar në prostitucion në Milano”/ 15 deputetë të PD kërkesë Prokurorisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Grupi Parlamentari i Partisë Demokratike, i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme një kërkesë për verifikimin e figurës së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshit.

 

15 deputetë të PD, me në krye kreun e grupit Alibeaj kanë firmosur këtë kërkesë ku pretendojnë se Kokoneshi ka qënë I përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore e prostitucion në Itali.

 

Advertisement

Nga të dhëna të bëra publike më parë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Fredi Kokoneshi, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik. “Kryetari i Bashkisë Divjakë ka kryer trafik të qënieve njerëzore dhe veprimtari të paligjshme të lidhura me prostitucionin në Milano dhe për pasojë, ai ka qenë i arrestuar nga Policia Italiane dhe i dënuar me burg” – thuhet në kërkesën e deputeteve te PD.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy