Kryeministri malazez: Kam informacione se ishte përgatitur arrestimi im pas kthimit nga Beogradi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeministri malazez: Kam informacione se ishte përgatitur arrestimi im pas kthimit nga Beogradi

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç së fundmi ka deklaruar se është vënë në dijeni se kur ndodhej në Beograd ku u takua me Patriarkun Porfirio, po përgatitej arrestimi i tij pas kthimit nga Serbia.

Mediat vendase bëjnë me dije se kryeministri është shprehur se arrestimi i tij po përgatitej për shkak të “tradhtisë kombëtare” dhe për shkak të nënshkrimit të një Marrëveshje Themelore antikushtetuese.

Kur u pyet se kush do ta arrestonte, ai tha se do të ishte prokurori special i shtetit Milivoje Katni.

Nga ana tjetër, kryeprokurori special, Milivoje Katniç, ka thënë nuk kishte asnjë informacion në lidhje me planin e pretenduar për të arrestuar kryeministrin Krivokapiç.

Advertisement

Unë nuk e di se çfarë po bënte kryeministri në Patriarkanë, as nuk isha i informuar se ai kishte në plan të kryente krimin e tradhtisë kombëtare, dhe as nuk kisha në plan ta arrestoja atë”, është shprehur Katniç.

Në një deklaratë për Pobjeda, Katniç tha se kryeministri malazez i shkaktoi atij dëme të paçmueshme si burrë dhe profesionist, kur e akuzoi atë për përgatitjen e arrestimit të tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy