minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Kryeministri Rama mbledh sot deputetët, “skanim” emrave dhe ministrave, kush “dështoi” do largohet - Struga.info


Kryeministri Rama mbledh sot deputetët, “skanim” emrave dhe ministrave, kush “dështoi” do largohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeministri Rama mbledh sot deputetët, “skanim” emrave dhe ministrave, kush “dështoi” do largohet

Pasi lajmëroi krijimin e qeverisë së re javën e ardhshme, në mbrëmje, kryeministri Edi Rama do të mbledhë të gjithë deputetët e dalë nga vota e 25 Prillit.

Në takimin i cili do të mbahet në Pallatin e Brigadave do të jenë vetëm ata që do të ulen në karrigen e deputetit për legjislaturën e re parlamentare por edhe ata që nuk do të jenë më pjesë e grupit parlamentar socialist.

Si edhe në mbledhjen e fundit të qeverisë, Edi Rama do të ketë vëmendjen kryesore te një analizë e përmbushjes së objektivave përgjatë mandatit të dyte dhe synimet për katër vitet e ardhshme ose siç kryeministri thotë, reformat që do të ndërmerren për “Shqipërinë e 2030-ës”.

Një analizë më të reduktuar kryeministri e bëri edhe në mbledhjen e fundit të qeverisë të Mërkurën. Në vlerësimet që ai bëri për ministrat e tij, duket sikur disa prej tyre, si Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu apo e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka mund të jene ende pjesë e kabinetit qeveritar “Rama 3” në të njëjtat detyra ose në të tjera.

Advertisement

Me kritik ishte me ministrat e ekonomisë Anila Denaj, arsimit Evis Kushi, turizimit, Blendi Klosi dhe i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi. Edi Rama u artikulua i pakënaqur që nga mosmenaxhimi i mbeturinave në zonat turistike apo performanca e dobët e policisë në luftën kundër krimit.

Si objektiva të parë për mandatin e tretë qeverisës, kryeministri përcaktoi rikthimin e sa më shumë shqiptarëve në atdhe, forcimin e uniformave blu në përballjen me krimin, funksionin e procesit të fiskalizimit për të rritur të ardhurat në buxhet nga biznesit apo në politikën e jashtme, çuarjen përpara të nismës “Ballkani i Hapur” me gjithë refuzimin e Kosovës.

 

Se kush do të jenë emrat që do të përmbushin synimet e renditura deri më tani nga Edi Rama, mbetet te pritet shpallja e qeverisë së re, që si edhe në dy kabinetet e kaluara, Rama një dhe dy, nuk kanë munguar emrat surprizë.

Advertisement

Kujtojmë së takimin e parë që kryeministri pati me ministrat, deputetët e sapo zgjedhur dhe ata jo, deklaroi se ai që nuk i ka përmbushur objektivat, jo vetëm në realizimin e reformave por edhe të votave të mbledhura për Partinë Socialiste do t’i duhet të largohet për t’ia lënë vendin atij që e realizoi angazhimin e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy