Kthimi në shkollë/ Gjimnazistët: Ky vit arsimor ishte humbje e madhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kthimi në shkollë/ Gjimnazistët: Ky vit arsimor ishte humbje e madhe

Procesi mësimor përgjatë këtij viti shkollor është ndarë mes bankave të shkollës dhe mësimit nga shtëpia. Por rikthimin në gjimnaz nuk e kanë mirëpritur një pjesë e nxënësve.

 

GJIMNAZISTET

 

Advertisement

 “Nuk e kemi pritur shumë mirë se gjysma e shkollës është bërë online. Rikthimi i vështirë, provimet nuk mund t’i bejmë në këto kushte pasi nga mësimi online s’i kemi marrë mirë infot.”

 

“Vendimi na erdhi papritur. Është pak problem fakti që për një farë kohe jemi vetëm online, pastaj kthehemi në shkollë nuk do na pëlqente te vazhdonim më tej.”

 

Advertisement

 

Ndërsa thonë që procesi në distancë ka rezultuar problematik, të rintjë e konsiderojnë me shumë humbje këtë vit shkollor.

 

 GJIMNAZISTET

Advertisement

 

 “Për mendimin tim ky nuk quhet vit shkollor, sepse kemi shumë mangësi, nuk është se kemi mesuar. Iku shumë shpejt, më shumë online, jo efektive.

 

“Pjesa më e madhe e vitit shkoi online, s’kemi marrë dijet e plota…Edhe pak mbaron shkolla, do jetë e vëshirë, kemi fillu me përsëritje.”

Advertisement

 

Ekspertët e shëndetësisë u shprehën se vendimi për kthimin në shkollë edhe të viteve të para dhe të dyta të gjimnazit, erdhi për shkak të lehtësimin të situatës epidemiologjike në vend.

 

Ndërsa gjimnazet dhe shkollat 9 vjeçare aplikojnë mësimin në shkollë, universitetet vazhdojnë online që prej fillimit të vitit akademik. Ekspertët e arsyetojnë moskthimin e tyre në auditor si një mënyrë për të mos përhapur infeksionin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy