Kthjellime dhe temperatura të ulëta/ Parashkimi i motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kthjellime dhe temperatura të ulëta/ Parashkimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e të njejtave kushte atmosferike.

 

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Mjegulla e mjegullina do të ndikojë në lugina. Era do të fryjë nga me drejtim verilindje – veri mr shpejtësi mesatare 1 deri 7m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore tëbehet e fortë 15m/s. Valëzimi në dete i forcës 3-2 ballë.

 

Advertisement

Temperaturat parashikohen: në zona malore -7 deri 6°C në zona e ulëta -4 deri 12°C në zona bregdetare 0 deri 12°C
Rajoni i Ballkanit do të jetë në ndikim të masave ajrore të ftohta e të acarta. Këto do të sjellin mot të kthjellët në pjesën më të madhe të tij shoqëruar me ngrica të forta përshak të rënies së ndjeshme të temperaturave.

 

Masat e ftohta veriore do të qarkullojnë nga veriu e deri në Mesdhe. Këto masa pritet të të sjellin mot të acartë dhe me ngrica në rrugë. Në pjesën perëndimore parashikohet mot me diell e temperatura në rritje, ndërsa një front i ftohtë në verilindje të kontinentit do të sjellë reshje shiu e bore të dendura dhe mot vranët në këto zona.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy