Kthjellime në të gjithë territorin/ Parashikimi i motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kthjellime në të gjithë territorin/ Parashikimi i motit për sot

Gjatë gjithë ditës në zonat malore do të mbizotërojnë ngricat e forta ndërsa në pjesën tjetër të vendit në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Mjegulla e mjegullina do të bëhën të pranishme në lugina gjatë mëngjesit.

 

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek dhe bregdet e lugina deri në 10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.

 

Advertisement

Temperaturat parashikohen: në zona malore -8 deri 4°C
në zona e ulëta -5 deri 13°C
në zona bregdetare -1 deri 13° C

 

Rajoni i Ballkanit do të jetë vijojë të jetë në ndikim e motit të kthjellët dhe të ftohtët. Temperaturat për shkak të masave ajrore veriore do të rregjistrojnë disa gradë nën zero. Gjatë ditës përgjatë brigjeve detare do të ketë orë të gjata me diell.
Europa qëndrore dhe ajo lindore do të ndikohen nga masa ajrore të ftohta dhe të thata ndërsa moti do të jetë i kthjellët e vranësira kalimtare.

 

Advertisement

Pjesa perëndimore e Kontinentit europian do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë jugore dhe moti i cili parashikohet i vranët e reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Gjithashtu në brigjet e detit Mesdhe parashioohet erë e fortë dhe dallgëzim i lartë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy