Kthjellime dhe masa ajrore të ftohta/ Parashikimi i motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kthjellime dhe masa ajrore të ftohta/ Parashikimi i motit për sot

Për ditën e sotme vendi do të ndikohet nga kalim i masave ajrore të ftohta të cilat do të sjellin ngrica të forta në rrugë.

 

Moti përgjithësisht do të jetë i kthjellët me kalime vranësirash të pakëta. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.

 

Advertisement

Temperaturat parashikohen: në zona malore -7 deri 4°C në zona e ulëta -3 deri 10°C në zona bregdetare 0 deri 12°C
Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta të cilat sjellin ngrica në rrugë. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta të cilat në Kroaci e Bosnje e Sebi do të jenë deri të dendura. Në pjesën veriperëndore të rajonit reshje dëbore dobta gjatë ditës.

 

Kontinenti Europian do të vijojë të ndikohet nga masat ajrore Siberiane. Në vendet Skandinave e Rusi ndikimi i tyre do të jetë më i fortë pasi do të shënohen temperatura shumë gradë nën 0. Në pjesën tjetër të veriut lindjes e deri në Mesdhe do të ketë ndikim të këtij moti me temperatura negative si dhe reshje lokale kryesisht dëbore.

 

Advertisement

Në Europërn perëndimore dhe në Mesdheun perëndimore do të ndikojë qarkullimi i anticiklonit i cili do të sjellë temperatura në rritje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy