Masa ajrore të paqëndrueshme, të ftohta dhe të lagështa/ Parashikimi i motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masa ajrore të paqëndrueshme, të ftohta dhe të lagështa/ Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i nje fronti te ftohte shoqeruar nga masa ajrore të paqëndrueshme të ftohta dhe të lagështa.

 

Moti parashikohet me vranësira të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe ne pjesen jugore qe ne oret e para te mengjesit reshje shiu me intensitet te larte ne formen e rrebesheve dhe stuhive. Në zonat malore të vendit në lartësitë mbi 600 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet mesatar dhe te larte ne juglindje.

 

Advertisement

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 3 deri 10m/sek,përgjatë vijës bregdetare dhe ne lugina ne momentin e zhvillimit te vranesirave stuhi ere me shpejtësi 20-30m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 6 dhe 7 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -4 deri 4°C në zona e ulëta 5 deri 10°C në zona bregdetare 7 deri 11°C

Rajoni i Ballkanit do të përfshihet nga kalimi i një sistemi frontal. Moti parashikohet me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar formën shtrëngatave .Në relievet e larta malore reshje dëbore me intensitet të ulët.

 

Përsa i përket kontinetit Europian pjesa më e madhe e tij do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosfrike. Moti parashikohet me altenime vranesirash dhe kthjellime.Pjesa tjetër e kontinentit Veriu, Veriperendimi dhe Juglindja parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranesira dhe rreshje shiu me intensitet te ulet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy