Masa ajrore të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masa ajrore të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit për sot

Ditën e premte në vend do të ketë ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura në jug. Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme në pjesën jugore të vendit. Gjatë mëngjesit do të ketë mjegull e mjegullinë përgjatë luginave.

Era do të fryjë nga juglindja e verilindja e lehtë ndërsa përgjatë bregdetit mesatare. Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 4 ballë në brigjet e Jonit.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 3 deri 13°C në zona e ulëta 5 deri 20°C në zona bregdetare 10 deri 19°C

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy