Ku do i gjeni paratë për bonusin e bebeve? Kryemadhi: Ata që vjedhin shtetin se kuptojnë këtë gjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ku do i gjeni paratë për bonusin e bebeve? Kryemadhi: Ata që vjedhin shtetin se kuptojnë këtë gjë

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Përrenjasit Monika Kryemadhi iu përgjigj akuzave dhe skepticizmit prioritetet e programit elektoral të LSI.

 

 

Ne në programin tonë kemi pesë prioritete, që kanë të bëjnë me ndihmën e menjëhershme në xhepin e qytetarëve, ku njëra prej tyre është se 5 për qind të shpenzimeve do tu rimbursohen qytetarëve. Por në fakt ka pasur edhe shumë skepticizëm nga disa njerëz që thonë: Po ku do ti gjeni paratë ju? Është shumë e thjeshtë. Njerëzit shpenzojnë dhe për ato që shpenzojnë, ti ua kthen menjëherë mbrapsht. Pra, çdo para që derdhet në buxhetin e shtetit, automatikisht ti e bën nëpërmjet kartave, apo llogarive bankare, apo aplikacionit në telefon. Bankat e nivelit të dytë janë të gatshme për ta bërë këtë gjë.Sepse të vetmit njerëz që janë skeptikë për këtë skemë janë ata njerëz, që janë informalë, janë ata që vjedhin paratë e qytetarëve shqiptarë, sepse çdo gjë që shqiptarët blejnë me para në dorë, si ta marrin si të mos ta marrin kuponin tatimor taksën, TVSH-në e kanë brenda. E vetmja mënyrë kush është? Janë 10 persona, bashkë me administratën tatimore, të cilët janë të korruptuar, ose nuk duan ta bëjnë këtë gjë dhe shmangin këtë skemë, duke rritur kështu edhe evazionin fiskal, ndërkohë që të gjithë shqiptarët në momentin që do të marrin 5 për qind të shpenzimeve të tyre, buxhetit të shtetit i rritet qarkullimi ekonomik, duke krijuar kështu mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës, të investimeve të reja, rritjes së pensioneve për qytetarët etj.

Advertisement

 

Kryemadhi shpjegoi gjithashtu edhe Taksën për të Ardhmen, ku 1% e taksave që do tiu merrjen 200 bizneseve të mëdha do të shkojnë për Universitetet dhe Arsimin.

 

 

Advertisement

Ndërkohë, kemi edhe Taksën për të Ardhmen, apo taksën e arsimit, 1 për qind për VIP-at apo për bizneset e oligarkëve. Kjo taksë do të shkojë për universitetet, për arsimin. Sepse ne kemi nevojë për ekonomistë të zotë, për ekonomistë të ditur, dhe jo për ekonomistë mediokër që mesa duket kanë ngelur disa herë në degën e Financës dhe ngatërrojnë depozitat bankare me fondet e investimit. Dhe kjo është fatkeqësia më e madhe, prandaj edhe ekonomia shqiptare sot lëngon, prandaj ekonomia shqiptare është në limitet e mbijetesës, është drejt falimentimit total, prandaj borxhi i shqiptarëve është më i larti në rajon, për shkak se kemi këta njerëz të paaftë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy