Kujdes: Moti sot i paqëndrueshem dhe ulje të mëdha temperaturash

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kujdes: Moti sot i paqëndrueshem dhe ulje të mëdha temperaturash

Kete te shtune vendi ynë do të ndikohet nga  masa ajrore relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, te cilat ne mesdite do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore, ndersa në veri reshjet fitojne intensitet deri mesatar.  Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi  me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek kryesisht në bregdetin jugor, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen pa ndryshime të ndjeshme nga 14 grad celcius në vlerat e mëngjesit deri në 33 grad celcius në vlerat e mesditës.

Rajoni i Ballkanit parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshurtëra.

Sa i përket Kontinentit Europian, Europa Qendrore dhe Gadishulli Apenin  do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu, hera –herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Ndersa  në pjesën tjetër të Europes si dhe Ishujt Britanik, Gadishulli Iberik dhe Brigjet e Egjeut pritet të jenë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy