Moti për ditën e premte, 23 prill 2021

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti për ditën e premte, 23 prill 2021

Masat ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore vijojnë të ndikojnë mbi vendin tonë edhe këtë të premte. Moti parashikohet kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell.

 

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik, reshje shiu me intensitet deri mesatar parashikohen të jenë deri në orët e mëngjesit, më pas reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme por humbasin intensitet dhe territor.

 

Advertisement

Era do të fryjë kryesisht me drejtim juglindje e lehtë, e në bregdet e mesatar deri në 12m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3 ballë.

 

Rajoni i Ballkanit do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti për këtë rajon parashikohet kryesisht i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme, të cilat përgjatë pjesës perëndimore të tij do të jenë me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash.

 

Advertisement

Sa i përket kontinentit europian, pjesa më e madhe e tij parashikohet me mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy