Kujdes! Në aksin Vlorë-Orikum lëvizja bëhet vetëm në një krah

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kujdes! Në aksin Vlorë-Orikum lëvizja bëhet vetëm në një krah

EFROSINA PAPA – GAZETARE E VIZION PLUS

 

Reshjet e vrullshme dhe me intensitet gjate 24 oreve te fundit në Vlore kanë shkaktuar jo pak pasoja. Pikerisht këtu ne zonen e Jonufrës në aksin nacional Vlore-Orikum nje masiv dherash kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në këtë aks.

 

Advertisement

Rruga u hap orët e vona të së enjtes pas më shumë se 6 orësh punë nga autoritetet vendore. Por pavarësisht ndërrhyjes, një krah i këtij segmentin vazhdon të jetë i bllokuar.

 

Ndërkohë lëvizja e mjeteve bëhet me vështriësi pasi në rrugë ka prezencë të madhe të baltës.

 

Advertisement

Banorë të zonës, thonë se shkak për rrëzimin e masivit të dheut u bënë mbetjet inerte te hedhura në malin e Shashicës nga kompanitë që po kryejnë punimet për By-Passin.

 

Nga rrëshqitja fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa u shkaktuan dëme në disa banesa dhe biznese.

 

Advertisement

 

 

Sipas banorëve një situatë e tillë nuk është rregjistruar me pare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy