Trafiku, “gangrena” e fundjavës në verë/ Makinat ngecin për orë të tëra në aksin Orikum-Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trafiku, “gangrena” e fundjavës në verë/ Makinat ngecin për orë të tëra në aksin Orikum-Vlorë

Fundjavat në verë janë të dedikuara për plazh. Por relaksi në bregdet shoqërohet me stresin që të shkakton trafiku i rënduar automjeteve në kthim.

 

Në aksin Orikum-Vlorë, radha e mjeteve është kilometrike, që kanë mbetur të bllokuara për orë të tëra.

 

Advertisement

Ky trafik shkaktohet nga dyndja e madhe e pushuesve, të cilët kthehen nga ditët e plazhit në jug.

 

Gjithashtu në këtë aks rrugor po punohet duke bërë që fluksit të lartë të pushuesve t’u shtohet edhe kjo problematikë.

 

Advertisement

Patrulla të policisë janë vendosur në disa pika që bëjnë të mundur orientimin e makinave dhe mbarëvajtjen e situatës gjatë trafikut të rënduar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy