Kujdes nga eurot e falsifikuara/ Arrestohet i riu në Tiranë që i shiste online

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kujdes nga eurot e falsifikuara/ Arrestohet i riu në Tiranë që i shiste online

Pranga një 20-vjeçari ne Tirane i cili reklamonte dhe shiste online kartëmonedha euro të falsifikuara.

 

Në kuadët të operacionit policor të koduar “Euro post” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 20 vjeç, banues në Vlorë.

 

Advertisement

I riu është kapur në flagrancë në momentin që do të dërgonte me postë, një pako, brenda së cilës u gjetën 300 euro të falsifikuara.

 

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi B. B., pasi siguronte kartëmonedha euro të falsifikuara, i reklamonte dhe i shiste ato, në rrjetet sociale.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 950 euro të falsifikuara, të cilat u sekuestruan nga Policia, së bashku me shumën e eurove që u gjet në pako.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy