Kukësi me objektiva të mëdha/ Pejic: Kemi lojtarë të fortë dhe konkurues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kukësi me objektiva të mëdha/ Pejic: Kemi lojtarë të fortë dhe konkurues

Kukësi është një nga skuadrat që premton shumë këtë sezon.

Vitin e kaluar , verilindorët ishin shumë larg prithsmerive por këtë sezon në ndeshjet e para kanë treguar se objektivat janë rritur.

Ndryshimet kanë nisur që nga pankina, që pas largimit të Mirel Josës , vendin e ka marrë tekniku Diego Longo, një emër që ka fituar shpejt zemrën e tifozëve të kukësit.

 

Advertisement

Në një intervistë për Vizion Plus , trajneri italian tregon pritshmërit që ka nga djemtë ndërsa permend edhe skuadrat rivale në superlige.

 

DIEGO LONGO 

TRAJNER I KUKËSIT

Advertisement

 

”Është e thjeshtë . Ne po përpiqemi të rritemi cdo ndeshje , Kemi lojtarë të rinj dhe duhet të punojmë fortë , të sakrifikojmë gjithcka në fushë dhe në fund të luftojmë për cdo trofe në Shqipëri, si Kupë ashtu dhe Kampionat . NuK mund të them tani cfarë lufton skuadra pasi është shumë shpejt , ne duam të fokusohemi 100 % tek cdo ndeshje dhe kjo është puna jonë. I kam parë të gjitha skuadrat  dhe kanë lojtarë mirë , vecoj Vllazninë , Partizanin, Tiranen dhe Teutën. Megjithatë nuk i friksohem asnjërës prej tyre. ”

 

Pero Pejic , një nga sulmuesit më të mirë që klubi ka patur, është rikthyer tek verilindorët por këtë  herë në rolin e drejtorit sportiv. Kroati tregon se ishte një ofertë e parezistueshme cfare e bindi të ishte pjesë e projektit.

Advertisement

 

PERO PEJIC

DREJTORI SPORTIV I KLUBIT

 

Advertisement

”Këtë sezon kemi një skuadër të mirë , me lojtarë cilësor dhe konkurues. Kemi një supertrajner që karikon cdo ditë skuadrën dhe them se mund të luftojm për të dyja frontet. Superliga sikundër e tregoi dhe vitin e kaluar është një kampionat i fortë por deri në fund nuk i dihet. Golashënues si une ? Hahah.. Është akoma shpejt, deri tani në 4 ndeshje kemi shënuar 10 gola , do kohë të shihet nëse ka një PEJIC të ri apo jo”

 

I pyetur për stadiumin e ri të Kukësit si dhe kishillat e vecanta të presidenti Safet Gjici, Pejic përgjigjet :

 

Advertisement

PERO PEJIC

DREJTORI SPORTIV I KLUBIT

”Për një muaj , besoj cdo gjë do jetë gati. Është një faktor plus për ne . Nëse luajmë në shtëpinë tonë , nuk do të jetë njësoj si në Elbasan. Duam publikun tonë. Me Presidentin flas sa herë ai vjen në Tiranë. I pëlqen loja e skuadrës edhe pse ai gjithmonë kërkon më shumë”

 

Advertisement

Në katër ndeshjet e para , Kukësi ka grumbulluar 7 pikë, 2 fitore , një humbje dhe një barazim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy