Kulluri: Tensionet e opozitës për të shmangur vëmendjen nga humbja e zgjedhjeve, Berisha zhgënjeu mbështetësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kulluri: Tensionet e opozitës për të shmangur vëmendjen nga humbja e zgjedhjeve, Berisha zhgënjeu mbështetësit

Deputeti i PD, Ervin Kulluri në një intervistë për Vizion Plus ka komentuar ngjarjet politike në vend, duke u ndaluar tek tensionet që shoqëruan seancën pleanare të së hënës dhe strategjinë e opozitës përballë mazhorancës.

 

Si e shikon situatën e krijuar mes opozitës dhe mazhorancës?

 

Advertisement

“Ky nuk është stili i të bërit politikë në shijet e mia, nuk ka qenë ndonjëherë, unë mendoj se parlamenti ka një mision kryesor që të miratojë ligje dhe këto ligje t’i nënshtrohen debatit. Së dyti, opozita në parlament duhet të shpalosë vizionin e saj politik dhe jo thjesht kuptimin e ngushtë të fjalës elektorale, si e shikon Shqipërinë opozita sot dhe kush do të jetë Shqipëria nesër me opozitën në krye”, thekson ai duke shtuar se në tensionet e krijuara po mbysin debatin politik mbi ide dhe projekte. “Në vitin e 10-të opozita është vonë për të ardhur në pushtet, duhej të kishte ardhuar në vitin 2021, fatkeqësisht një pjesë e deputetëve të opozitës nuk e kuptojnë kështu këtë çështje dhe as nuk ulen të mbajnë një lloj përgjegjësie”, nënvizoi ai.

 

Këto tensione kanë nisur disa ditë para se SPAK të jepte vendimin për ish-kryeministrin, Sali Berisha, por ai thekson se këto dy ngjarje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ju si mendoni, a është kjo një hakmarrje e tij, si shumë të tjerë pretendojnë?

 

Advertisement

“Informacionin për atë që do të ndodhte e kam pasur dhe unë që jam shumë më i parëndësishëm dhe më i painformuar se zoti Berisha. Tirana është një qytet i vogël dhe në atë institucion është një person mbi 100 vetë, prokurorë, BKH, staf ndihmës, etj. Berisha është i njohur për mbledhjen e informacionit, ka 33 vite politikë dhe ai e di mirë që vështirë të bësh pa informacion, kështuqë  vështirë të besohet që ky radikalizim nuk koincidon me marrjen në hetim”, tha ai, duke theksuar se masa e marrë ndaj tij është e lehtë.

 

PD nuk po del ende nga “tuneli i përçarjes”, shumica e militantëve kanë treguar se janë me Berishës, por si do të veprohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

 

Advertisement

“Çështje e shumicave dhe pakicave është gjithmonë një çështje e përkohshme sepse përndryshe do të kishim gjithmonë një pushtet, një opozitë të përjetshme. Duhet të jemi të qartë, që Berisha dhe ata që e përkrahën bënë çdo gjë për të humbur besimin e atyre se partia mund të reformohet nën drejtimin e zotit Berisha”, tha ai duke nënvizuar se kjo zhurmë bëhet edhe për të mos u përballur me humbjen e “Rithemelimit” në zgjedhjet lokale.  

 

Kulluri theksoi se për të fituar përballë PS duhet një platformë e qartë elektorale dhe qeverisëse, si dhe emra të denjë për deputetë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy