Kultivim kanabisi në Spanjë/ Arrestohet 25-vjeçari në Vlorë, pjesë e një grupi kriminal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kultivim kanabisi në Spanjë/ Arrestohet 25-vjeçari në Vlorë, pjesë e një grupi kriminal

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 25-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Madrid për kultivim të lëndëve narkotike, grup kriminal dhe mashtrim në fushën e energjitikës.

 

 

Një tjetër pjestar i të njëjtit grup u arrestua ditën e djeshme po në qytetin e Vlorës.

Advertisement

 

 

25-vjeçari do të ekstradohet në Spanjë për të vuajtur dënimin.

 

Advertisement

 

Vlorë/Vijojnë kontrollet e shtuara nga strukturat e DVP Vlorë, për kapjen e personave në kërkim.

Finalizohet, në bashkëpunim me Interpol Tirana, faza e dytë e operacionit policor të koduar “Escape”.

Kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi, një tjetër pjesëtar i grupit kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve, në Spanjë.

Advertisement

Ditën e djeshme, Policia vuri në pranga një 30-vjeçar, pjesëtar i të njëjtit grup kriminal, i cili fshihej në Vlorë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një tjetër shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin e bimëve narkotike të llojit marijuanë, në Spanjë, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Escape”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap në Rrugën Transballkanike dhe u arrestua përkohësisht, shtetasi:

-U. S., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Advertisement

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.

Shtetasi U. S. dhe shtetasi Xh. H., i cili u arrestua ditën e djeshme nga Policia, në Vlorë, akuzohen si pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy