
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka qenë pjesë e inagurimit të Melia Hotel në Gjirin e Lalzit, ku ka falenderuar familjen Dulaku për zhvillimin e brendit ndërkombëtar në vendin tonë.
Në fjalën e saj, Kumbaro tha se Melia nuk është thjesht një hotel apo resort i ri, por një standart që duhet ta arrijnë të gjithë investitorët që duan të hapin hotele me 4 apo 5 yje.
Faleminderit familja Dulaku. Ju folët për familjen dhe kjo është një familje me suksese në turizëm.
Ky hotel nuk është thjesht një hotel i ri, një Melia Group në Shqipëri, nuk është thjesht një resort, por një standart.
AdvertisementTë gjitha kantieret në fushën e hoteleve me 4 e 5 yje që janë investitor strategjik falë kkadrit ligjor që kemi vendosur, standarti është vendosyur, synimi është të ecim më lartë. Krushqia ngjan pa u bë themi ne nga Gjirokastra. Na vaftë mbarë ky sezon dhe ta gëzojnë gjithë shqiptarët dhe gjithë turistët.