Të rinjtë zgjedhin “Melia Hotel” për t’u punësuar/ Resorti më i madh në Ballkan pritet të hapë dyert në 26 maj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të rinjtë zgjedhin “Melia Hotel” për t’u punësuar/ Resorti më i madh në Ballkan pritet të hapë dyert në 26 maj

Teksa tregu po përballet me largime të punonjësve jashtë vendit, një tjetër panoramë ofron brendi prestigjioz “Melia Hotel” në San Pietro Resort, në Gjirin e Lalzit.

 

Dhjetëra të rinj dhe të reja, që janë në kërkim të punës dhe karrierës, u bënë pjesë e ditës së rekrutimeve në hotel “Melia” në Durrës, ku u njohën nga afër me brendin dhe mundësitë e punësimit.

 

Advertisement

Janë studentë të shkollave të kulinarisë dhe jo vetëm, që kanë shfaqur interes për të qënë pjesë e stafit që do të shërbejë në hotelin më të madh në vend dhe në Ballkan, i cili është në prag të inaugurimit.

 

Deri më tani janë punësuar rreth 100 punonjës, por procesi i rekrutimit mbetet ende i hapur, pasi nevoja për punësim në të gjithë resortin do të kalojë mbi 1000 persona.

 

Advertisement

I pranishëm në këtë ditë rekrutimesh ishte edhe drejtori për Europën i “Melia Grup”, Alfredo Aznar, sipas të cilit hapja e hotelit do të jetë një oportunitet për të zhvilluar të gjithë zonën.

 

ALFREDO AZNAR

DREJTORI PER EUROPEN I “MELIA GRUP”

Advertisement

Ne kemi 475 dhoma, kemi 11 hapesira ku do të shërbejmë ushqime dhe pije, janë ambjentet e zyrave për mbledhje, do të hapet dhe kazinoja në muaj e ardhshem si dhe kemi dhe SPA-në ambjentin relaksues. Në të gjitha se bashku ne presim që të punësojmë drejt për së drejti 300 persona, por kur hapet një resort I tillë do të ketë më shumë të punësuar. Unë s’mund të të them se sa ekzaktësisht, por e sigurt është që do ti kalojë 1000 punonjës dhe do të jetë një oportunitet i madh për të gjithë zonën- u shpreh Aznar.

 

Ndërsa drejtorja burimeve njerëzore në Melia Hotel Durrës, Erinda Male thotë se pavarësisht problemeve me të cilat po përballet tregu, sërish ka të rinj dhe të reja që kanë ambicien për të punuar, në një brend ndërkombëtarë.

 

Advertisement

ERINDA MALE

DREJTORE E BURIMEVE NJEREZORE NE ‘MELIA HOTEL”

 

“Për ne rekrutimet do të vijojnë të jenë të hapura, pasi ky është një proces me faza. Ndaj kushdo që e ndjen veten tek mikpritja dhe shërbimet turistike është i mirëpritur”

Advertisement

 

Brendi ndërkombëtar Melia ka ngjallur interesin e shumë institucioneve arsimore, që përgatisin brezat e rinj në profesionin e tyre, me qëllim zhvillimin e praktikave mësimore.

 

Shpëtim Cami sipërmarrës në këtë fushë thotë se standardi që ofron Melia është krejt ndryshe nga kompanitë e tjera, pasi ofrohet praktikë, trajnim dhe pagesë, si dhe mundësi punësimi por ata që janë talente në këtë drejtim.

Advertisement

 

Marrëveshjet e arritura për zhvillimin e praktikave si dhe punësimin e talenteve nga shkollat profesionale, janë një mundësi që të jenë punonjësit ata që zgjedhin kompaninë dhe jo anasjelltas, një moto kjo e brendit Melia. Drejtori për Europën në “Melia Grup” ka dhe një apel për të rinjtë shqiptarë që duan të largohen.

 

ALFREDO AZNAR

Advertisement

DREJTORI PER EUROPEN I “MELIA GRUP”

Ne jemi duke promovuar brendin tonë. Në të ardhmen ne do të kemi nevojë për më shumë talente. I kuptojë njerezit që duan të punojnë jashtë, por mund ti sugjerojë që ka më shumë oportunitete për të punuar pranë nje brandi ndërkombëtar në vendin e tyre, ku mund të trajnohen dhe të përfitojnë aftesitë e nevojshme dhe në pak vite ata do të kenë më shumë mundësi. Duam që njerëzit të marrim përgjegjësitë për projektet tona, ndaj dua ti them atyre që të kryejnë studimet këtu, të nisin punë dhe të shohim mundesitë se cfarë mund t’u ofrojmë në të ardhmen.

 

E ndërsa rekrutimi i stafit po shkon drejt fundit, “Melia Hotel” pritet të hapë dyert në pak javë, duke sjellë një standard të ri dhe të munguar në tregun turistik shqiptar. Z.Aznar thotë se qëllimet e grupit janë për t’u rritur gradualisht në rajon dhe kjo do të ndodhë edhe falë bashkëpunimit me partnerët e duhur.

Advertisement

 

ALFREDO AZNAR

DREJTORI PER EUROPEN I “MELIA GRUP”

 

Advertisement

Dita zyrtare e inagurimit me autoritet do te jetë 26 maji. Pritshmërite tona janë që ne jemi në një vend kaq të bukur dhe jam I bindur që do të jetë një nga hotelet më të mira jo vetëm në Shqipëri por dhe në Ballkan. Qëllimi ynë është që të rritemi në rajon. Duam ti themi të gjithëve që jemi ketu dhe jemi të lumtur të punojmë me ju dhe me partnerët e duhur. Në ditët vijim do të hapim hotelin e dytë në Durres në “Sol Tropikal” me një kapacitet prej 200 dhomash . Mendoj se kemi gjetur partnerin e duhur për të zhvilluar brendin tonë, investitorin “Concord Investiment” i cili ka qënë gjithmonë shumë bashkepunues për cdo nevojë tonën. Ne e kuptojmë njëri tjetrin dhe jam I bindur që marredhënia jonë do të do të zgjasë. Ka një miksim të mirë, nga ana jone e njohurive në fushën e hotelerisë dhe  investitorit me eksperiencën e nevojshme , cka na garanton celsin e suksesit për të ardhmen.

 

 

Hoteli “Melia” në San Pietro Resort do të jetë i pari hotel me 5 yje, që do të sjellë në tregun vendas konceptin “all inclusive”, gjithçka të përfshirë.

Advertisement

 

Aktualisht deri në fund të vitit, turistët që kanë premtuar për të qenë pjesë janë ata nga Britania e Madhe, Gjermania, Spanja dhe Greqia, duke ofruar garancinë e një turizmi cilësor që i mungon tregut vendas.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy