Kumbaro paralajmëron operatorët: Kush nuk ka vrojtues nuk i lidhet kontrata e menaxhimit të plazhit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kumbaro paralajmëron operatorët: Kush nuk ka vrojtues nuk i lidhet kontrata e menaxhimit të plazhit

Të gjithë bizneset turistike kanë detyrimin që të punësojnë vrojtues, në të kundërt, për ta nuk do të lidhet dot kontrata për menaxhimin e plazhit.

“Janë kryer të gjitha ndarjet për ata që kanë marrë stacione plazhi. Për të lidhur kontratat, duhen plotësuar disa kushte të domosdoshme dhe të panegociueshme që kanë të bëjnë më sigurinë, që është vrojtuesi i plazhi. Ju thoni që është i dosmosdoshëm kamerieri, banakieri, kuzhinieri, do ta keni po aq të domosdoshme edhe vrojtuesin e plazhit, do të forcohen edhe kontrollet sepse ky vit do të jetë prova e zjarrit”, tha Kumbaro.

Gjatë një takimi me operatorët turistikë në Himarë, Kumbaro deklaroi se vëmendje të veçantë do të ketë edhe pastrimi i plazhit gjatë gjithë sezonit veror.

“Nga 15 qershori deri në 15 shtator, kapacitetet e bashkisë, agjencia e bregdetit do të futet me dyfishim të forcave të territorit në të gjithë plazhin, nga Lukova në Palasë”, tha Kumbaro.

Advertisement

Mirela Kumbaro ftoi bizneset të tregohen bashkëpunues edhe për mirëmbajtjen e hapësirave private të braktisura./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy