“Kur bie sirena futemi në dhomën e sigurisë”, shqiptaro-izraelitja rrëfen përjetimet e luftës në “Vizioni i Pasdites”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kur bie sirena futemi në dhomën e sigurisë”, shqiptaro-izraelitja rrëfen përjetimet e luftës në “Vizioni i Pasdites”

Ana Çili, izraelitja e cila ka lindur dhe ka jetuar për shumë vite në Shqipëri, ka ndarë përjetimet e luftës në “Vizioni i Pasdites” mbrëmjen e sotme. Dashuria për Shqipërinë nuk i është shuar. Gjuhën tonë vijon ta flasë shumë mirë, dhe thotë që e viziton shumë shpesh vendin, së bashku më fëmijët e saj, që tashmë janë të rritur.

Zonja Çili gjithashtu ka treguar edhe përjetimet e natës mes 13 dhe 14 prillit, kur Irani vendosi të dërgonte dronët drejt Izraelit.

Ana Çili: Kam 33 vjet që jam larguar. Duke filluar që nga 7 tetori, gjithë populli këtu po kalon një traumë. Ishte një gjë shumë e rëndë. Populli i Izraelit është shumë i fortë. Pavarësisht se gjysmën e jetës e kam kaluar në Shqipëri, e dua shumë edhe këtë vend. Ngjarja e fundit me Iranin na shqëtësoi akoma më shumë sepse ishte diçka e papritur. Filluam të rregullojmë dhomat e sigurisë që kemi që ta kalonim natën aty. Gjumi nuk na zinte. Kur jam zgjuar në mëngjes kam dëgjuar lajmin e mirë që nuk kishte ndodhur asgjë.

Tregon se çfarë janë dhomat e sigurisë dhe si janë të ndërtuara.

Advertisement

Ana Çili: Është një dhomë e zakonsh,e por është e ndërtuar komplet beton. Ka një derë të hekurt dhe dritare që mbyllen hermetikisht nëse jepet alarmi që dueht të futemi në këto dhoma. Është e detyrueshme që kjo dhomë të jetë në çdo familje. Në rast se lajmërohemi që duhet të qëndrojmë në dhomën e sigurisë, marrim masa. Blejmë ujë, ushqime dhe i lëmë aty. Kur bien sirenat ne hyjmë direkt në këto dhoma dhe janë mëse të sigurta.

Zonja Çili thotë se natën kur Irani nisi dronët drejt Izraelit janë ndjerë në panik. Fatmirësisht, thotë se dolën të padëmtuar.

Ana Çili: Janë hapur shkollat, kopshtet. Jeta vazhdon normalisht.

Thotë se nuk e kanë menduar asnjëherë të largohen nga Izraeli.

Advertisement

Ana Çili: Kam dy fëmijë këtu. Djalin e kam në aviacionin ushtarak, punon aty. E kemi të vështirë që të largohemi. Ne këtu e ndjejmë veten të sigurt sepse masat janë të sigurta sa nuk e kemi atë frikën. Ne vazhdojmë një jetë normale. Dalim dhe shëtisim.

Zonja Çili tregon edhe si ka ardhur vendimi për të nisur një jetë në re në Izrael.

Ana Çili: Kam jetuar deri në moshën 33 vjeçe në Shqipëri, pastaj na doli ky shans që shteti izraelit do tërhiqte të gjithë hebrejtë e Shquipërisë. Bëmë dokumentet dhe erdhëm këtu. Nuk ishte e lehtë por shteti izraelit na siguroi kushte për të filluar jetën. Fëmijët vazhduan shkollën dhe tani kanë punë shumë të mira. Vajza ime vjen çdo vit në Shqipëri, e do shumë Shqipërinë. Unë jam ambasadore shumë e mirë e turizmit këtu në Izrael. Nuk mund ta mohojmë Shqipërinë dhe e duam shumë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy