Kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë? Ekspertja tregon detaje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë? Ekspertja tregon detaje

Në fillim të shkurtit të këtij viti ministri për Punët e Jashtme dhe Evropën, Igli Hasani dhe homolgu i tij Italian Antonio Tajani nënshkruan marrëveshjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Marrëveshja e dakordësuar bazohet në parimin e trajtimit të barabartë dhe mbulon pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet dhe shtatzënitë si edhe sigurimin për papunësinë.

Hartimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë një kërkesë e hershme e komunitetit shqiptar që jeton në Itali. Lidhur me këtë çështje foli sot në emisionin e mëgjesit “7 pa 5”, ekspertja e ekonomisë, Teutat Nunaj, e cila jeton në Itali.

Në një lidhje të drejtpërdrejt me Skype, ekspertja tha se nënshkrimi i marrvëveshjes ishte faza e parë e dakordësisë mes dy vendeve dhe se kemi faza tjera përpara deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes. Qeveria shqiptare e ka çuar për ratifikim në parlament marrëveshjen, ndërsa Itali ende jo.

Advertisement

Eksepertja tha se ratifikimi është në axhendën e Italisë, por nuk dihet ende se kur. Kjo për shkak të burokracisë në Itali si edhe problemeve të brendshme që ka vendi fqinj.

Teuta Nunaj, eksperte ekonomie: Nënshkrimi i marrvëveshjes ishte faza e parë e dakordësisë mes dy vendeve, kemi faza tjera përpara deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes. Nuk do të thotë sot u nënshkrua dhe nesër hyn në fuqi. Aktet duhet të kalojnë edhe në parlamentet respektive, pra faza e ratifikimit. Qeveria shqiptare e ka çuar për ratifikim marrëveshjen.

Kur pritet që qeveria italiane të çojë marrëveshjen për ratifikim në Parlament?

Teuta Nunaj: Marrëveshja kërkon kohën e vetë. Italia me gjithë ato problemtaika që ka tani, siç janë dhe zgjedhjet europiane nuk besoj se e ka në listën e prioriteteve tani. Nga institucioni sigurimeve në Itali deri në 2021 kemi 2500 shqiptarë që marrin pension pleqëirie , 2300 pension invaliditeti…mbi 3500 fitojnë pension nga skema e sigurimeve. Ka 400 mijë shqiptarë rezidentë në Itali. Te kjo vlerë kemi shqiptarë me dy nënshtetësi, që njihen si italianë. Nuk ka ende një numër fiks që të ketë dalë nga institucionet italiane që përfitojnë nga kjo marrëveshje.

Advertisement

Shqipëria ka nënshkruar rreth 15 marrëveshja për njohjen e sigurimeve, duke filluar me Turqinë, në vitin 2005,e duke vijuar me një numër shtetesh të tjera si me Kosovën, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Gjermaninë, etj./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy