Njohja e pensioneve Itali-Shqipëri, ekspertja: Vendi ynë gati financiarisht, marrëveshja me Greqinë do vite të finalizohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Njohja e pensioneve Itali-Shqipëri, ekspertja: Vendi ynë gati financiarisht, marrëveshja me Greqinë do vite të finalizohet

Finalizimi i marrëveshjes mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane për njohjen e pensioneve është hapi i parafundit për ta bërë atë efektive.

Tashmë dokumenti pritet të ratifikohet në parlamentet respektivë, si hapi i fundit procedurial, duke i hapur më pas rrugën emigranteve në të dyja vendet të  aplikojnë.

Ekspertja e ekonomisë, Erjola Hoxha, e ftuar në emisionin “7pa5” në ekranin e Vizion Plus të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka përshëndetur marrëveshjen. Ajo deklaroi se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje tregon se vendi ynë është gati për të mbuluar kostot financiare.

Hoxha: Duhet ta përshëndesim marrëveshjen për faktin që edhe vendi ynë është gati ta përballojë financiarisht. Ne do të kemi një buxhet të posaçëm për të gjithë shtetasit italianë që kanë kontribuuar për një kohë të gjatë në vendin tonë. Është një marrëveshje që ka 15 vite që qëndron në tryezat e përbashkëta. Para se të nënshkruhej marrëveshja të gjitha kostot financiare kanë qenë të llogaritura.

Advertisement

Shqiptarët në Greqi janë më tepër se 700 mijë. A do të ketë një marrëveshje edhe me Greqinë?

Ekspertja tha se e shikon të largët këtë marrëveshje për shkak edhe të marrëdhënieve diplomatike të tensionuara mes dy vendeve.

Hoxha: E shikoj të largët marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Greqi. Marrëdhëniet diplomatike janë të tensionuara. Marrëveshja për pensionet do të jetë e fundit. Të dyja palët do ta firmosin kur të jenë në kohët më të mira. Duhet të jemi realistë. Duke iu referuar tensioneve mendoj që marrëveshjes do t’i duhen vite që të finalizohet.

Marrëveshja me Italinë a ka pasoja?

Advertisement

Hoxha: Gjithmonë ka nevojë për përmirësime, por në këtë fazë do të shohim rezultat. Ka kaq shumë vite që është punuar për këtë dhe janë shtruar të gjitha mundësitë ligjore, financiare, është bërë parashikimi buxhetor dhe nuk ka anë të errët. Do të doja që sa më shpejt të mbaronte lista e parë e 4000 shqiptarëve dhe të vazhdonte lista e dytë, si në vendin tonë, si në Itali. Mendoj se ne do të kemi pak vështirësi. Pak skeptike jam për mënyrën e procedimit në sistem dhe në shpejtësinë e kohës për ta përfituar. Jam e sigurt që marrëveshja do të jetë e suksesshme./vizionplus.tv 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy