Kurorëzohet muaji Ramazan, besimtarët matjanë mbushin xhamitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kurorëzohet muaji Ramazan, besimtarët matjanë mbushin xhamitë

Besimtarët mysliman kanë kurorëzuar këtë të Hënë agjërimin për 30 ditë në muajin Ramazan, me festën e Fiter Bajramit.

Besimtarët u mblodhën në xhamia për të falur namazin e Fiter Bajramit apo siç njihet edhe si Bajrami i Madh. Besimtarët matjan tejmbushën xhaminë e qytetit të Burrelit për të kryer ritin e faljes së namazit të Fiter Bajramit.

Pas faljes, besimtarët uruan festën për më shumë begati në harmoni në familje si dhe agjërim të pranuar për të gjithë ata që për 30 ditë me radhë u privuan nga ushqimi dhe pija për me shumë se 16 orë në ditë.

Pas faljes se namazit të Fiter Bajramit besimtarët mysliman mblidhen me familjet e tyre dhe kryejnë vizita tek njëri-tjetri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy