Kurthi që e vuri me “shpatulla pas murit”, si u dorëzua vrasësi i Caroline: Më falni, e bëra unë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kurthi që e vuri me “shpatulla pas murit”, si u dorëzua vrasësi i Caroline: Më falni, e bëra unë

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga mbytja e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj pilot, Babis Anagnostopulos në 11 maj në shtëpinë e tyre në periferi të Athinës.

Hetimet për të zbuluar të vërtetën zgjatën 37 ditë, pasi vetë burri i orientoi hetuesit drejt skenarit të grabitjes duke mashtruar.

Oficerët e policisë, shkruajnë mediat në Athinë ndërtuan një marrëdhënie besimi me Babis, ndërsa në krahun tjetër Laboratorët e Mjekësisë Ligjore po punonin me shpejtësi për të mbyllur çështjen dhe për ta detyruar vrasësin të rrëfehej.

Por si u arrit deri në pikën që vrasësi i lodhur nga seancat e gjata të pyetjeve u vendos me shpatulla pas murit? “Pra, Babis, çfarë tjetër? Përsëriti hetuesi në momentin kritik të dialogut të tyre? . I mbërthyer, piloti i helikopterëve privatë, Babis Anagnostopulos, pastaj i vendosi duart mbi tryezë dhe u thye.

Advertisement

Më vjen keq, më fal, unë e bëra atë” , tha ai duke u “çarmatosur”. Tashmë piloti grek është pas hekurave, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë në krim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy