Zbulohen detajet: 20-vjeçarja luftoi 10 minuta për jetën me të shoqin, derisa u “dorëzua”!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohen detajet: 20-vjeçarja luftoi 10 minuta për jetën me të shoqin, derisa u “dorëzua”!

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja tronditëse e vrasjes së 20-vjeçares britanike.

Së fundmi mediat raportojnë që Babis Anagnostopulos është penduar për atë që ka bërë, dhe përmes avokatit të tij ka kërkuat që t’i jepet dënimi që meriton mbi ngjarjen e kryer.

Ndërkohë sipas analizës së kryer nga autoritetet kanë zbuluar detajet momenteve të terrorit që vajza ka përjetuar:

-Në orën 00:35, kamera në dhomën e ndenjes së shtëpisë regjistron pamjet e fundit. Babis duket i ulur në divan duke përqafuar të bijën Lydia dhe duke shkruar me nervozizëm në celularin e tij.

Advertisement

-Ai shkëmben mesazhe me Caroline-n në papafingo. Marrëdhënia e çiftit praktikisht kishte marrë një kthesë për keq.

-Në 1:20 piloti heq kartën e memories nga kamerat e sigurisë. Për rreth dy orë e 40 minuta çifti debatonin ashpër me mesazhe.

-Në orën 4:01 ora inteligjente e vajzës tregon stimulim intensiv të pulsit. Nga ai moment dhe për dhjetë minuta të tëra, e reja ka luftuar për ajër ndërsa bashkëshorti i mbyllte hundën dhe gojën derisa më në fund u dorëzua.

-Sipas orës inteligjente, në 4:11 të mëngjesit, zemra e Caroline pushoi së rrahuri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy