Kush është Bajram Begaj, kandidati për President i Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush është Bajram Begaj, kandidati për President i Shqipërisë

Bajram Begaj, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura u është emri i Partisë Socialiste për postin e Presidentit të vendit.

 

Bajram Begaj ka lindur më 20 Mars 1967, ai është një oficer ushtarak shqiptar, i cili po shërben si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

 

Advertisement

Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

 

Ai më parë ka shërbyer si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

 

Advertisement

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:

Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, në Shqipëri;
Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, në Shqipëri;
Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, në Shqipëri;
Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në SHBA;
Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Begaj ka kryer detyra të ndryshme si:
Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,
Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,
Drejtor i Spitalit Ushtarak
Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy