Kush është Jeff Hovenier, ambasadori i ri amerikan në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush është Jeff Hovenier, ambasadori i ri amerikan në Kosovë

Diplomati i rritur në Bellingham të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u emërua së fundmi nga administrata e Biden për të shërbyer si ambasador i ShBA-së në Republikën e Kosovës.

“Kosova do të jetë vendi im i 10-të”, tha Jeff Hovenier për “The Bellingham Herald”.

“Por unë jam një produkt i Whatcom County, Washington”, tregoi ai për këtë gazetë lokale.

Presidenti Joe Biden emëroi Hovenier në korrik dhe ai u konfirmua unanimisht nga Senati i ShBA-së më 18 nëntor.

Advertisement

Është hera e parë që Hovenier shërben si ambasador i ShBA-së.

Hovenier kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij në Bellingham dhe shumë nga anëtarët e familjes së tij ende jetojnë në Whatcom County.

Hovenier u transferua në Bellingham në fëmijëri, pasi babai i tij nisi të punojë si profesor në Universitetin e Washington-it Perëndimor.

Hovenier mësimet i kreu shkolla publike në Bellinghamdhe diplomoi në shkollën e mesme Bellingham në 1983.

Advertisement

Hovenier diplomën bachelor e mori në Universitetin Brigham Young dhe diplomën master në Universitetin Georgetown para se të fillonte karrierën e tij prej më shumë se tre dekadash si diplomat.

Pjesa më e madhe e karrierës së tij është përqendruar në çështjet e sigurisë në Evropë dhe Euroazi.

Përpara se të emërohej në rolin e tij të ri ambasador, Hovenier shërbeu si zëvendës shef i misionit në Ambasadën e ShBA-së në Ankara, Turqi.

Përveç Kosovës dhe Turqisë, Hovenier ka shërbyer edhe në Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguaj, Peru, Serbi dhe Mal të Zi.

Advertisement

Ai flet gjermanisht, greqisht, kroatisht dhe spanjisht dhe ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë disa nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Hovenier luajti rol të rëndësishëm në negociatat që përfundimisht çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008.

“Ne kemi investuar shumë në Ballkan,” tha ai.

“Është në interesin e ShBA-së që Kosova të bëhet një vend i qëndrueshëm, i prosperuar demokratik, gjë që po bëhet”.

Advertisement

Ai po punon me një kurator për të përzgjedhur artin që do të varet në shtëpinë e tij në Kosovë dhe në Ambasadën e ShBA-së, ku do të presë liderë të huaj.

Hovenier po zgjedh artin që pasqyron frymën e Paqësorit Veriperëndimor – ai veçanërisht shpreson të shfaqë vepra nga artistë indigjenë.

Hovenier nuk është i sigurt se kur do të dalë në pension, por planifikon ta bëjë këtë me gruan e tij në Bellingham. (Një nga katër fëmijët e Hovenier jeton në Sandy Point, në veri të Bellingham.)

Hovenier vlerëson bukurinë dhe kulturën e qetë të rajonit, si dhe mundësitë rekreative në ambiente të jashtme gjatë gjithë vitit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy