Kush është lushnjari i arrestuar për vrasje në Itali?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush është lushnjari i arrestuar për vrasje në Itali?

Një 59 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri pas një operacioni të Interpol Tiranës, Policisë së Kavajës dhe asaj të Lushnjes. Në pranga ka rënë shtetasi Nikolla Dura (Duri) 59 vjeç.

Arrestohet një 59 vjecar nga Lushnja I cili ishte në kërkim për vrasje në Itali

Policia e Kavajës në bashkëpunim me atë të Lushnjes prangosën shtetasin Nikolla Dura ( Duri), pas kërkeses së Interpol Tirana.

Ky shtetas u arrestua në kuadër të operacionit “Ndjekja” me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Advertisement

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy