Kush i vendosi kamerat e sigurisë?/ Shoqërohen disa persona, dyshohet se serverat janë jashtë vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush i vendosi kamerat e sigurisë?/ Shoqërohen disa persona, dyshohet se serverat janë jashtë vendit

Policia e Shkodrës vijon që të shoqëroje persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje ose dijeni për kamerat që ishin vendosur në disa rrugë kryesore të qytetit. 21 kamerat e instaluara në ambientet publike dyshohet se janë vendosur nga grupet kriminale, për të vëzhguar lëvizjet e kundërshtarëve, por edhe të policisë.

 

Burime bëjnë me dije se ka dyshime të forta se pas këtyre kamerave qëndrojnë dy fiset e Bajri dhe Lici.

 

Advertisement

Te shoqëruarit në polici deri në këto momente besohet se kanë njohje me anëtarët e dy grupeve kriminale, por kanë mohuar që të kenë dijeni se kush qëndron pas kamerave.

 

Ndërkohë uniformat blu kane kontrolluar edhe disa ambiente për të gjetur serverat, por nuk ka ende asnjë gjurmë. Nuk përjashtohet mundësia që serverat të jenë vendosur jashtë vendit. Dyshohet se këto kamera menaxhohen nga Gjermania nga pjesëtarë të grupeve kriminale. Në hetime është përfshirë edhe një grup i posaçëm specialistësh IT nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

 

Advertisement

21 kamerat ndodheshin në dy lagjet më problematike të Shkodrës dhe në akset rrugore që lidhin këto zona konkretisht në Dobraç dhe në Kiras. Kamerat kishin kohë që ishin instaluar, por deri më tani asnjë zyrtar i policisë, edhe pse ishte në dijeni të tyre nuk kishte guxuar të jepte urdhrin për t’i çmontuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy