
Ligji i pronave është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.
Në një njoftim për mediat gjyqtarët kushtetues kanë sqaruar se ligji për “trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimit të pronave”, pezullohet deri sa të përfundojë shqyrtimi i një ankimimi të bërë nga komuniteti mysliman.
Advertisement
Komuniteti mysliman ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë disa nene të ligjit të pronave që janë miratuar një vit më parë e kanë të bëjnë me formulën e kompesimit të pronave.
Pas këtij vendimi Agjensia e Trajtimit të Pronave nuk mund të trajtojë asnjë kërkesë për kompesim derisa gjykata të japë vendimin përfundimtar.
Advertisement