“Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit”, nuk priten surpriza, Berisha do të votëbesohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit”, nuk priten surpriza, Berisha do të votëbesohet

Lideri histori i demokratëve, Sali Berisha do të kërkojë votëbesimin e demokratëve në kuvendin kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit.  Votimi nuk pritet të ketë surpriza e Sali Berisha do të vazhdoje të udhëheqë PD drejt betejës së ardhshme elektorale te vitit 2025.

 

SALI BERISHA

“Ju ftoj nesër të ndiqni kuvendin.  Kuvendin për betejë pa kthim”

Advertisement

 

Por Berisha del para demokratëve pas humbjes më të thellë të PD në një betejë lokale, me 7 bashki te fituara përballë  kundërshtarëve socialistë që fituan  54 njësi  vendore. Dy vite pas rikthimit të tij në krye të PD, kjo parti është ende e përçarë dhe 15 deputetët që mbështesin Gazment Bardhin do të mungojnë nesër në kuvend. Edhe pse Berisha e ka bërë një tërheqje duke njohur Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar, vetë Bardhi nuk e njeh atë si kryetar të Partisë Demokratike.

 

“Grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Pra, grupi është sot simbol i qëndresës së PD. Problemet, të cilat nuk i injoroj, janë në zgjidhje e sipër. Kjo është e sigurt. Dëshira është që deputetët të jenë në Kuvendin Kombëtar, por bashkëpunimi do të vazhdojë sikur kanë qenë në sallë.”

Advertisement

 

Në këtë situatë demokratët të cilët prej një dekade janë në opozitë, presin të dëgjojnë në kuvend nga Sali Berisha rrugën që do ti çojë ata drejt fitores së zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen në vitin 2025.

 

“Ne do te fitojmë”

Advertisement

 

Por si shkon Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha drejt fitores mbetet e paqartë.  Është ende e paqartë nëse Berisha do të krijojë një parti të re, siç kërkojnë shumica e ekipit të tij drejtues, apo do të vazhdojë të presë vendimin e gjykatave. Mbetet e paqartë nëse Sali Berisha do ia dalë të bashkojë Partinë Demokratike dhe Gazment Bardhi do të njohë kuvendin e 11 dhjetorit apo dy grupimet do të bashkëpunojnë vetëm në parlament. Për të gjitha këto pikëpyetje nesër nuk do të ketë përgjigje.

 

Në axhendën e kuvendit është parashikuar vetëm votëbesimi i Sali Berishës dhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy