Laboratori në Elbasan nuk punon/ Kompania koncesionare s’ka fonde për bazën materiale. Qytetarët i drejtohen privatit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Laboratori në Elbasan nuk punon/ Kompania koncesionare s’ka fonde për bazën materiale. Qytetarët i drejtohen privatit

Prej dy javësh, laboratori mjekësor në poliklinikën e specialiteteve në Elbasan nuk ofron shërbimin e analizave për pacientët. Shkak është bërë mungesa e bazës materiale. Kompania koncesionare nuk mund të sigurojë më reagent, pasi nuk ka marrë fonde nga qeveria.

 

Kjo situatë rëndon direkt qytetarët, të cilët janë të detyruar t’i bëjnë analizat tek privati.

 

Advertisement

Zyrtarë të poliklinikës në Elbasan, shpjegojnë se laboratori është me koncesion me një fond limit dhe brenda kësaj shume parash, janë përpjekur të kryejnë analizat e kërkuara nga qytetarët.

 

NEVJANA BUZANI

 

Advertisement

KORDINATORE PACIENTI NE POLIKLINIKE

 

Për të menaxhuar  këtë situatë, deri në datën 3 prill, analizat do të kryhen nëpërmjet Chek Up, ndërsa për pacientë të cilët janë të shtruar në spital dhe ata me sëmundje tumorale  nuk do të ketë mungesë të analizave.

 

Advertisement

Laboratori i Elbasanit është një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri, pasi u shërben banorëve të 7 bashkive të qarkut.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy