Sistemi i gjobave të makinave nuk punon; qytetarët në hall, mund të paguajnë edhe kamatvonesat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sistemi i gjobave të makinave nuk punon; qytetarët në hall, mund të paguajnë edhe kamatvonesat

ESIDO BARKAJ-VIZION PLUS

Sulmi kibernetik ka nxjerrë jashtë funksionit sistemin e gjobave të automjeteve. Për pasojë qytetarët do paguajnë gjobat e tyre me kamatvonesë. Një tjetër problem madhor është dhe bllokimi i mjeteve me targa të huaja, pasi verifikimi i tyre është i pamundur.

 

Në këto kushte, çdo mjet luksoz me targa të huaja që bllokohet nga policia rrugore, duhet të qëndrojë me ditë të tëra në ambientet e drejtorisë së policisë.

Advertisement

 

Sistemi i trafiqeve i cili bën verifikimin nëse mjeti është i vjedhur apo jo, nuk punon. Qytetari duhet të presë deri sa të riparohen dëmtimet nga hakerat për të marrë makinën e tij.

 

Një tjetër problem që rëndon qytetarët është fakti se nëse ata gjobiten brenda qytetit për shpejtësi, parakalim të gabuar, përdorim celulari etj, nuk kanë akses që të paguajnë gjobën në asnjë pikë postare.

Advertisement

 

Ata nuk përfitojnë as 20%  më pak të vlerës, nëse gjoba paguhen brenda 5 ditësh siç parashikon ligji, por madje rrezikojnë që të paguajnë edhe kamatëvonesat, nëse sistemi kërkon shumë ditë që të rikthehet në normalitet.

 

Efektivët e rrugores përveç se nuk kanë akses në sistem, kanë edhe tabletat e tyre jashtë shërbimit.

Advertisement

 

Kjo gjë bën të pamundur verifikimin e targës së mjetit për të vendosur gjoba për parkimet e gabuara.

 

Kjo është shfrytëzuar nga qytetarët, të cilët edhe pse kanë tabela ndaluese, parkojnë ku të munden.

Advertisement

 

Në kohen kur puna e policisë rrugore është në një fazë izolimi për shkak të bllokimit të pajisjeve dhe linjave të komunikimit, Drejtoria e Qarkullimit Rrugor i ka kërkuar përmes një shkrese një zgjidhje Drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku.

 

Në këtë shkresë, janë parashtruar të gjitha vështirësitë dhe pamundësitë e punës në kushtet aktuale, ku është kërkuar të shikohet si një mundësi hartimi i një akti normativ të ngjashëm me atë të kohës se pandemisë, ku të parashikohet falja e kamatëvonesave, mënyra e pagesës së gjobës me vonesë etj.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy