Shtrenjtohen ndjeshëm drutë e zjarrit në Bulqizë, qytetarët në hall

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtrenjtohen ndjeshëm drutë e zjarrit në Bulqizë, qytetarët në hall

Qytetarët e Bulqizës po blejnë me çmim më të shtrenjtë drutë e zjarrit këtë vit për t’i përdorur gjatë periudhës së dimrit.

 

Në tregun e “zi” qytetarët e blejnë deri në 5000 lekë të reja një metër kub.

 

Advertisement

Ata shprehen se drutë e zjarrit që shet bashkia janë në sasi shumë më të vogël se ajo që marrin në rrugë të tjera.

 

Rritja e paralajmëruar e energjisë elektrike ka bërë që banorët të dyfishojnë sasinë edhe pse qeveria është shprehur se do të kompensojë familjet e varfra nga kjo rritje.

 

Advertisement

Bulqiza është ndër zonat më të ftohta të verilindjes dhe mënyra më e mirë për të kaluar ditët e ftohta të dimrit është përdorimi i lëndës djegëse drusore.

 

Por si duket, rritja e çmimit të druve këtë vit, do t’i “detyrojë” qytetarët që të kursehen me ngrohjen e tyre në ditët e acarta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy