Lajm i mirë/ Rama: Përfundon raundi i parë i negociatave për njohjen e sigurimeve në Kroaci

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lajm i mirë/ Rama: Përfundon raundi i parë i negociatave për njohjen e sigurimeve në Kroaci

Kryeministri Rama ka bërë me dije se ka përfunduar raundi i parë i negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Kroacinë.

 

Përmes një reagimi në Facebook kryeministri shprehet se pas ratifikimit të marrëveshjes, rreth 3 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës.

 

Advertisement

“Përfundon raundi i parë i negociatave mes Shqipërisë dhe Kroacisë për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore

Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës.”– shkruan Rama.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy